Ambasadorët shqiptarë kanë një porosi për Lajçakun rreth dialogut Kosovë-Serbi

Këto bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë, si rruga e vetme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Kjo, jo vetëm që do ishte në interesin më të mirë të të dyja vendeve, por do ishtë një hap i madh drejt forcimit të paqes, stabilitetit dhe perspektivës Euro-Atlanike të rajonit tone”.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit tonë është pandashmërisht i lidhur me garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të secilit shtet, respektimin e parimeve të demokracisë dhe të drejtave të njeriut si dhe mbrojtjen dhe avancimin e pozitës së pakicave entike”.

“Marrëveshja për normalizimin e marrëdhȅnieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të arrihet brenda këtyre parimeve, të sanksionuara edhe në paketën Ahtisaari dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Këshilli i Ambasadorevë Shqiptarë e konsideron të domosdoshme të theksojë se perspektiva Euro-Atlantike është forca kryesore shtytëse drejt një stabiliteti dhe prosperiteti të qëndrueshȅm të Ballkanit.

“Në këtë sfond, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson rëndësinë e liberalizimit sa më parë të vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Europian, tashmë kur të gjitha kushtet janë përmbushur prej kohësh”.

“Këshilli i Ambasadorȅve Shqiptar inkurajon përfaqȅsuesit e Republikës sȅ Kosovȅs dhe të gjitha forcat politike në Kosovë që të angazhohen me vetbesim dhe profesionalizëm në bisedimet me Republikȅn e Serbisë, të mbështetura nga BE dhe SHBA”.

“KASH gjithashtu inkurajon ndërmjetësin e BE Lajçak, që në këtë proces të vijojë të udhëhiqet nga parimet mbi të cilat është ndërtuar dialogu duke ushtruar vetëpërmbajtje prej qëndrimeve emocionale të padobishme”, thuhet në komunikatën e këtij këshilli, njofton Klankosova.tv.

E ardhmja e Republikës së Kosovës është nën ombrellën e BE-së dhe NATO-s dhe vlerat Euro-Atlantike janë të mishëruara thellë në themelin shtetit të Kosovës.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker