Lajçak për takimin Kurti-Vuçiq: Ata folën për disa orë, është naivitet të thuhet se takimi ishte i thjeshtë

Para mediave, Lajçak ka thënë se s’ka asnjë arsye për pesimizëm në proces, duke shtuar se takimi në fjalë nuk ishte i thjeshtë, shkruan Rahoveci INFO.

“Besoj që nuk kemi të drejtë të jemi pesimistë, dhe nuk kemi as shkak të jemi pesimistë. Për takimin e parë personal midis liderëve të Serbisë dhe Kosovës do të ishte naive të themi që një takim i tillë ishte i thjeshtë. Fakti që një takim u zhvillua dhe u fol për disa orë dhe ku të dyja palët janë të interesuara për një normalizim të marrëdhënieve dhe që besojnë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga e duhur është një shenjë pozitive”, ka thënë Lajçak.

Sipas Lajçakut, Kurti ka një mandate të fortë në Kosovë, dhe me autoritet mund të flasë për procesin e dialogut.

“Do të ketë takim tjetër para pushimeve të verës. Kryeministri Albin Kurti është i ri në këtë dialog, është një proces që ka nisur në vitin 2011 dhe ka sjellë disa rezultate. Ai [Albin Kurti] i sjell pikëpamjet e tij në këtë proces dhe është e rëndësishme që ai ka një mandat shumë të fortë politik, sepse atë e ka zgjedhur një shumicë e madhe dhe mund të flasë me autoritet”, tha tutje Lajçak.

Ky i fundit ripërsëriti frazën se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rëndësi për të gjitha rajonin, dhe se duhet angazhim në atë formë që përfundimi të jetë i suksesshëm. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker