Qeveria gjermane s’e komenton Lajçakun: Për heqjen e vizave duhet të vendosin të gjitha shtetet e BE-së

E përgjigja e Lajçak ishte cilësuar mjaft arrogante, pasi që ka deklaruar se “nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”.

Lidhur me deklaratat e Lajçak, Rahoveci INFO i është drejtuar edhe qeverisë gjermane, por këta të fundit nuk e kanë parë të nevojshme të komentojnë deklaratat e Lajçakut.

“Gjermania mbështet përpjekjet e përkushtuara të përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak. Nuk është nevoja të komentojmë nga ana jonë vërejtjet e tij. Liberalizimi i vizave duhet të vendoset nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të qeverisë gjermane.

Deklaratat e Lajçak nuk kanë pranuar t’i komentojnë as nga Bashkimi Evropian, të cilët në një përgjigje për Rahoveci INFO, para disa ditësh e kanë arsyetuar Lajçakun duke thënë se deklaratat e tij janë nxjerrë nga konteksti.

BE tenton ta arsyetojë Lajçakun, thotë se deklarata për vizat iu nxor nga konteksti

Kujtojmë se deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës ndaj Lajçak, i cili sipas hulumtuesit Samir Behariq, ka thënë se është bërë trend që Bashkimi Evropian të kritikohet për liberalizimin e vizave, ndërsa ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të shkojnë tek vendet e BE-së që po e bllokojnë liberalizimin e vizave megjithëse janë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme. /Rahoveci INFO/

‘Eskalon’ Lajçak për liberalizimin e vizave: Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker