Syla për shkarkimin e Agim Veliut: Abdixhiku u bë një ‘Vetëvendosje 2.0’

Syla në Pressing të T7 ka kritikuar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun për një vendim të tillë.

Ai tha se Abdixhiku më këtë veprim u bë një “Vetëvendosje 2.0”, pasi sipas tij, ai shkarkoi njeriun që më së shumti ia kishte inat Albin Kurti.

“Ai në momentin që u zgjedh, të parin njeri që e shkarkoi, e shkarkoi njeriun që ia kishte inat më së shumti Albin Kurti, pra u bë një Vetëvendosje 2.0. Abdixhiku i mëshoi pushkë Agim Veliut dhe zani nuk iu dëgjua”, tha Syla.

Tutje, Syla tha se Abdixhiku do duhej të vepronte sikurse Ibrahim Rugova e Kadri Veseli të cilët tha se nuk shkarkonin njerëz brenda partisë së tyre.

“Për inati të Albin Kurtit është dashtë LDK-ja me e ruajt Agim Veliun. Veç nëse ka pak burrni në LDK është dashtë mos me shkarku. Ibrahim Rugova ka qenë kryetar nuk e ka shkarku askënd në LDK. Kadri Veseli nuk ka pasë kushedi çfarë simpatie për Fatmir Limajn, nuk e ka shkarku, bile i ka thënë Fatmir Limajt kthehu në parti. Ne e kemi ditur që nuk e ka përnjëmend, po në njëfarë forme nuk po e shkarkon”, tha Syla.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker