Tahiri: Ka tendencë për kapjen e shtetit, çështja e Dakës do të shkojë në Kushtetuese

“AAK-ja është jashtëzakonisht e shqetësuar me tendencën e kapjes dhe shkarkimet e institucioneve të pavarura. Kërkesa ime është që çfarë do shkarkimi të jetë mbi një baze të një vlerësimi të performancës dhe jo mbi baza politike. Institucionet e pavarura duhet të jenë në raportim të këtij Kuvendi dhe jo të kësaj partie që e ka shumicën”, tha ai.

Tutje, Tahiri tah se nga mbledhja e Kryesisë ka kërkuar që të ndalen praktikat e uzurpimit të institucioneve të pavarura.

“Kërkova që të ndalohet praktika e uzurpimit dhe marrjes së pavarësisë së këtyre institucioneve në emër të demokracisë. Ka një hezitim të LDK-së për ketë temë por ne do të japim nënshkrimet si AAK për trajtimin e çështjes Daka në Kushtetuese”, shtoi ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker