​KQZ merr vendim për shpenzimet e subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore

Sipas vendimit të KQZ-së, kufizimi i sipërm i shpenzimeve është në shumën 950 mijë e 633 euro e 40 cent.

Vendimi i KQZ-së, mbështet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila sipas të dhënave të prezantuara nga KQZ-ja përmban 1 milion e 894 mijë e 254 votues.

Sipas rregullës së KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më më shumë se pesë mijë (5000) votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë më pak se pesë mijë (5000) votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojnë deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker