Haradinaj, Kurtit: Nëse s’e përgënjeshtron zëdhënësin tënd, je përgjegjës për rrezikimin e raporteve me SHBA-të

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka kërkuar nga Kurti që ta përgënjeshtrojë deklaratën e zëdhënësit të tij, shkruan Rahoveci INFO.

Në të kundërtën, ai ka thënë se Kurti do ta marrë të gjithë përgjegjësinë për rrezikim të partneritetit strategjik me Amerikën.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Qeveria Kurti paska deklaruar se e vetmja marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qenka juridikisht e pavlerë!

Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën.

Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër!. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker