Osmani në Turqi: Covid-19 përveç emergjencës shëndetësore, ka shtuar pabarazitë

Osmani në vazhduar vizitën në Turqi, ku ishte panelise në kuadër të sesionit të parë të Antalya Diplomacy Forum, së bashku me Mohamed Abdullahi Farmajo – president i Somalisë, Uhuru Kenyatta – president i Kenyas, Abdullah Abdullah – kryesues i këshillit të lartë të Afganistanit për Pajtim Kombëtar.

“Josep Borell – përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, dhe Mathias Cormann – Sekretar i Përgjithshëm në OECD, diskutuam për qeverisjen globale dhe qasjet e reja për zgjidhje globale. Nisur nga situata e krijuar me pandeminë, theksova qe COVID19, përveç emergjencës shëndetësore, ka shtuar pabarazitë, na ka dëshmuar se duhet të rishikojmë modelin aktual të globalizmit, ka rivënë në qendër të vëmendjes rëndësinë e multilateralizmit, dhe se ka dërguar mesazh të qartë se sa jo i balancuar është aktiviteti njerëzor karshi mjedisit. Duke falënderuar shtetet mike dhe nismat si COVAX për ndihmën e tyre në këto kohë sfiduese, theksova që në mënyrë të ngjashme duhet të kultivojmë tutje solidarizmin, por gjithnjë duke pasur për bazë kritere të drejta, si dhe të sigurohemi që të ringritemi përmes politikave që promovojnë gjithpërfshirjen dhe barazinë gjinore”, ka shkruar ajo.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker