Shala: Kurti dikur ia rrotullonte xhipat EULEX-it, tash s’i dëgjon kur flasin për padrejtësitë e tyre

Shala përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ia ka kujtuar Kurtit kohën kur rrotullonte xhipat e EULEX-it sa ishte në opozitë.

“Pushteti po e transformon! Sa ishte në opozitë Albin Kurti ishte në kundërshtim të EULEX-it, rrotullonte edhe xhipat e tyre! Tash që është në pushtet nuk merr mundin madje as të dëgjojë dikend që flet hapur për padrejtësitë e EULEX-it!Hipokrizia vazhdon”, ka shkruar Shala.

Simmons ka shkruar në Twitter se Kurti e ka pranuar letrën e tij që disa javë, por nuk i ka kthyer asnjë përgjigje.

Ai para disa javësh ia ka dërguar kryeministrit Kurti një letër, ku paraqet një pjesë të dëshmisë së tij mbi skandalet që thotë se e kanë karakterizuar misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Mbi këtë bazë, ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it ka kërkuar që të raportojë edhe në Kuvendin e Kosovës për të gjitha dëshmitë e përshkruara.

Sa ishte në opozitë, Kurti ishte kundërshtari më i madh i EULEX-it në Kosovë. Ai e cilësonte këtë mision si sundimtar.

“Në njërën anë EULEX-i është dashur t’i arrestoj politikanët kosovarë që kanë vjedhë e zhvatë që nga paslufta. EULEX-i është dashur t’i arrestoj strukturat paralele të Serbisë që operojnë në veri”, shprehej Kurti.

Si lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti theksonte se misioni evropian vepronte në përputhje me interesat e Serbisë dhe kësisoj Serbia ishte afruar më shumë me BE-në sesa Kosova.

“EULEX-i ka mbajtur Kosovën jashtë Bashkimit Europian ndërsa ka afruar Serbinë në BE”, deklaronte Kurti.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker