Zgjedhjet lokale po afrohen, VV ende nuk ka asnjë emër për kryetarë të komunave

Data e zgjedhjeve lokale, u caktua të jetë 17 tetori.

E kur kanë mbetur edhe 4 muaj deri në këto zgjedhje, partitë politike në vend, kanë zyrtarizuar disa nga kandidatët e tyre për të parët e komunave.

Lidhja Demokratike e Kosovës, garës për të parin e qytetit, do t’i hyjë me arkitektin, Përparim Rama.

Ky kundërkandidat, do ta ketë Daut Haradinajn nga AAK, Selim Pacollin nga AKR, Arben Vitian nga Vetëvendosje dhe Uran Ismailin nga PDK.

Këta dy të fundit, ende jo të konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, për Prizrenin, Vetëvendosje nuk e ka bërë të qartë nëse do të rinkandidojë Mytaher Haskuka apo ministrin aktual të Kulturës, Hajrullah Cekun.

Këta përballë do ta kenë edhe një herë, Shaqir Totajn e PDK-së, ushtarakun Anton Qunin e LDK-së dhe Zafir Berishën nga NISMA.

Ndërsa ditë më parë, për të parin e Mitrovicës, u vetshpall kandidat, Agim Bahtiri nga Vetëvendosje.

Ky garën mund ta ketë më Bedri Hamzën e PDk-së, ani pse ky subjekt ende nuk e ka konfirmuar këtë.

Ldk, pritet që garës edhe për një mandati, t’ia besojë Gazmend Muhaxherit në Pejë, Imri Ahmetit në Lipjan, Burim Berishës në Fushë Kosovë, Xhafer Tahirit në Vushtrri dhe Sokol Halitit në Viti.

Të njëjtën gjë, PDK pritet ta bëj me Agim Aliun në Ferizaj, Ramiz Lladrovcin në Drenas, Naim Imsajlin në Shtime, Shaban Shabanin në Dragash dhe Besim Ilazin në Kaçanik.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker