Ehat Miftaraj: Paditë ndaj Malit të Zi nuk janë ngritur nga Qeveria Kurti

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se padia ndaj Malit të Zi nuk është bërë nga Qeveria Kurti, por në nëntor të vitit 2020.

“Sa për korrektësi padite ndaj Malit të Zi nuk janë ngrit nga Qeveria Kurti! Por në nëntor të vitit 2020”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Ndryshe, Komuna e Budvës, sipas Vijestit, e përfaqësuar nga Sekretariati për Mbrojtjen e Pronës, i kryesuar nga Nikola Plamenac, kundërshtoi procesin gjyqësor, duke kërkuar nga gjykata ta hedhë poshtë atë si të parregullt.

Padia për përcaktimin e të drejtave pronësore, u paraqit në Gjykatën Themelore të Kotorrit.

Ministria e Drejtësisë të Kosovës, po kërkon që gjykata e Kotorrit të lëshojë një masë të përkohshme që ndalon hedhjen dhe tjetërsimin e tokës deri në përfundimin e mosmarrëveshjes gjyqësore.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker