Kandidatët që bëjnë premtime milionëshe rrejnë, i paralajmëron qytetarët kryetari i Hanit të Elezit

Ai ka thënë se kandidatët nëpër fushat nuk thonë të vërtetën, pasi premtojnë projekte milionëshe dhe buxhetin e kanë shumë të vogël.

“Po supozojmë që dalin kandidatët dhe bëjnë fushata dhe kush do që del dhe thotë se në vitin 2021 do të bëjë këtë, do ta bëjë atë dije që është t’u rrejt nëse buxheti ta përcakton se sa ke para. Ta marrim shembull, nëse kemi buxhet prej 500 mijë euro dhe dikush del e bën premtime milionëshe, nuk është fare reale ajo”, ka thënë mes tjerash Suma.

Ai ka folur edhe për projektet e tij që i ka bërë në bashkëpunim me donatorët.

Për këto dhe gjëra të tjera mjaftë interesante që e karakterizojnë kryetarin Suma, ndiqeni intervistën:

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker