Konjufca: Institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm me popullin e Kosovës

Konjufca ka shkruar në Facebook se ka falënderuar Dr Schauble për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.

“Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave. Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Konjufca po qëndron në vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të kryetarit të Parlamentit Gjerman, Wolfgang Schauble, ku do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit gjerman./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker