Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi dhuron vaksina antiCOVID për Kosovën

Mehaj thotë se pos vlefshmërisë financiare ky donacion dëshmon përkrahjen e plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët malazez, njofton Klankosova.tv.

“Sot pata kënaqësinë të pranoj donacionin e vaksinave anti COVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, donacion ky shumë të vlefshëm jo për nga vlera financiare sa i vlefshëm nga vullneti i veçantë i dëshmuar për përkrahje të plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët tanë malazez”.

“Isha i nderuar që aktin e pranimit ta nënshkruajmë së bashku me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq. Ky donacion dhe aktivitetet tjera bilaterale janë fryt i bashkëpunimit të ngushtë që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe me homologen time malazeze, ministren Injac”, është shprehur Mehaj.

Mehaj mes tjerash thotë se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen që si dy vendeve fqinje me kapacitetet tona të kontribuojmë sa më shumë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker