Kamberi: Pas fjalimit tim Vuçiq arsyetohej me “ka tentativë që të më shpallin kriminel”

“I thash se në Kosovë në pushtet janë njerëzit të cilët kanë qenë të burgosur politikë, apo familjet e të cilëve janë vrarë nga shteti serb pa gjyq.

“Serbia nuk e ka asnjë të drejtë kredibile në drejtim të Kosovës duke i bazuar në mitet e mesjetës”, ka thënë Kamberi në Klan Kosova.

“I bëra me dije se nëse ka njerëzore diçka në të nuk do të mund që ta shikojë në sy Saranda Bogujevcin. Do të bisedonte me njerëz që ua ka vrarë familjet si shtet”.

Kamberi  ka përshkruar edhe reagimet e Vuçiq pas fjalimit të tij, duke shtuar se ai është arsyetuar me pohime si: “ka tentativa që të më shpallin kriminel në mënyrë që të dobësohet pozicioni i Serbisë”.

“Reagimet e Vuçiq ishin nervoze sepse u munda që ta njësoj krimin, duke pretenduar se ka krime edhe ndaj serbëve në Kosovë. I thash se keni qenë ministër kur janë kryer krimet në Kosovë.”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker