“Kosova i posedon dokumentet për pronat e pretenduara në Mal të Zi”

E për një pronë të hënën Kosova ka paditur Malin e Zi.

Lidhur me këtë teme ka folur ekonomisti, Sabri Kadriu.

Kadriu në Klan Kosova tha se Kosova ka qenë element konstitutiv i ish-Federatës jugosllave me Kushtetutën e vitit 1974, andaj të drejtë t’i kërkojë pronat e veta tek të gjitha vendet e ish-federatës.

Por, sipas Sabri Kadriu, ka edhe çështje të tjera që duhet të kërkohen nga Kosova.

“Pronat janë vetëm njëra nga çështjet. Pastaj është libreza devizore me mbi 1 miliard. Tre mauna me ari i ka marrë Serbia nga Thesari i Bankës Qendrore. I ka ndihmuar UNMIK-u për me i marrë”.

Ai theksoi se Kosova i posedon të gjitha dokumentet lidhur me pronat jashtë tërritorit të saj.

“Dokumentet gjendet në Arkiva të Kosovës. Dokumentet gjendet edhe në Malin e Zi. Dokumentet i kanë edhe ato kompanitë që kanë investuar në ato pjesë”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker