Ministrja Gërvalla sot e pret në Prishtinë homologun italian Luigi Di Maio

Data:
E martë, 22 qershor 2021

Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”
Ministrja Gërvalla do ta mirëpret homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)

Ora 15:00 – Ministria  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)

Ora 15:40  – Ministria  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Në Sallën e Konferencave, në prani të ministrave të jashtëm, ministri i Financave, z.Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, z. Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.

Ora 15:45  – Ministria  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të deklarohen për media.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!