Muzika deri në “qiell” e lokaleve ua rëndon jetesën banorëve të Rrugës “B”

Një qytetar ka shkruar në grupin “Network Prishtina” për siç thotë ai rëndimin e skajshëm të jetesës, shkruan Rahoveci INFO.

Ai ka thënë se ka fëmijë, të moshuar e të sëmurë që nuk po mund të bëjnë aspak pushim si pasojë e kësaj zhurme.

Madje ka shtuar se kafenetë aty po tentojnë ta mundin njëra tjetrën me zërim.

Postimi i plotë:

Tung Prishtinë,

Duhet detyrimisht të debatohet e të trajtohet çështja e ndotjes akustike nga zërimi i kafeneve në pjesë të ndryshme të qytetit!

Tejet e rëndë është situata te rruga “B”! Është rënduar skajshëm jetesa, sidomos mbrëmjeve për banorët mbi kafenet e rrugës “B” dhe afër tyre, e sidomos në stinët e ngrohta kur duhet edhe dritaret t’i lëmë hapur.

Adonis Tahiri a bëni matje të nivelit të zhurmës?

A po e trajtoni këtë çështje sepse ka fëmijë, ka të moshuar, ka të sëmurë, punëtorë që duan qetësi e mundësi pushimi në banesat e tyre?

Nuk e dimë a jemi te “Pllazha e vogël” në Ulqin apo në një lagje banimi në Prishtinë!

Po mundohen kafenetë ta mundin njëra-tjetrën me zërim, e po pësojnë banorët!. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker