Kusari-Lila: Me Vuçiqin president s’mund të kemi finale të dialogut Kosovë-Serbi

Sipas saj një president që thotë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, lë shumë për të kuptuar, shkruan Rahoveci INFO.

“Kemi rikonfirmim të qëndrimit të Serbisë se duhet edhe ne të kemi kujdes kur themi se jemi në fazën finale të dialogut. A duam të kemi finale të dialogut me një president që thotë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, u shpreh ajo.

Tutje, sipas Kusari-Lila rrethanat në lidhje me procesin e dialogut kanë ndryshuar edhe në Kosovë, pasi që sipas saj, tanimë ka bashkërendim më të madh mes qeverisë dhe presidencës.

“Ajo çka përmbajtësisht ka ndryshuar në procesin e dialogut, është një fakt që është bashkëkoordinimi dhe uniteti në raport me qëndrimet në mes Presidentes dhe Qeverisë. Jo rrallë herë kemi pa që dialogu është bërë mollë sherri në mes koalicioneve, e pastaj edhe në mes Presidencës dhe Qeverisë”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila i bëri këto komente në tryezën e thirrur nga KDI. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker