Bajrami i VV-së mbron Turqinë që i dha pullë postare famëkeqit Dodik

Bajrami me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se spekulimet rreth pullës postare për Millorad Dodikun, po bëhen nga islamofobë dhe turkofobë.

“Në ndërkohë PTT-ja turke shtypë pulla postare në shenjë respekti për liderët pjesëmarrës. Në fund të Forumit, 12 presidentëve-kryeministrave pjesëmarrës iu dhurohet nga një. E sa i përket zhurmës e spekulimeve në lidhje me pullën postare të Millorad Dodikut, e gjithë kjo vjen si dezinformim nga islamofobë e turkofobë tani më të njohur tek ne. Pra, pulla postare nuk i është dhënë vetëm Dodikut, por të gjithë presidentëve pjesëmarrës në atë Forum.”, ka shkruar ai.

Nuk dihet nëse edhe presidentes tonë, Vjosa Osmani iu është bërë në pullë e tillë sepse edhe ajo mori pjesë në këtë forum.

Postimi i tij i plotë:

Sqarim!

(Për hir të miqve që po më pyesin gjithandej)!
Forumi Diplomatik i Antalya-s u mbajt para pak ditësh në Antalya të Turqisë. Morën pjesë 12 presidentë-kryeministra dhe 42 ministra të jashtëm. Pjesëmarrëse ishte edhe Presidentja e Kosovës, Znj. Vjosa Osmani, e cila kishte shkruar edhe në murin e saj në Facebook për rrjedhën e Forumit dhe për takimet që kishte pasur. Për më tepër, Znj. Presidente shkruan se raportet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë janë të shkëlqyeshme.
Në ndërkohë PTT-ja turke shtypë pulla postare në shenjë respekti për liderët pjesëmarrës. Në fund të Forumit, 12 presidentëve-kryeministrave pjesëmarrës iu dhurohet nga një.
E sa i përket zhurmës e spekulimeve në lidhje me pullën postare të Millorad Dodikut, e gjithë kjo vjen si dezinformim nga islamofobë e turkofobë tani më të njohur tek ne.
Pra, pulla postare nuk i është dhënë vetëm Dodikut, por të gjithë presidentëve pjesëmarrës në atë Forum.
P/S: Paraprakisht ju falenderoj për leximin dhe shpërndarjen e këtij statusi. Gjithashtu, paraprakisht ju falenderoj për falenderimet tuaja eventuale për hir që e shkrova këtë status…

 

 

Shpërndaje në:
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker