Çitaku: Gërvalla e ka për detyrë ta promovojë Kosovën, jo t’i nxjerrë jashtë betejat e brendshme politike

“Nuk e njoh personalisht zonjën Gërvalla, s’e kam takuar asnjëherë në jetën time. E njoh vetëm aq sa kam mundur të përcjellë prezantimet publike. Ministrja e jashtme e Kosovës duhet të kuptojë që betejat tona të brendshme politike duhet t’i mbajmë brenda. Jashtë shtetit, ministrja e jashtme apo ambasadori, përfaqëson pozitën dhe opozitën, shtetin e Kosovës, vizionin që kanë qytetarët e Kosovës për të ardhmen e tyre”.

“Mund të dalësh edhe qesharak, sepse nuk i intereson askujt as në Washington, Bruksel e Londër relacioni mes ministres se jashtme dhe liderit të një partie politike në Kosovë ose një personi tjetër çfarëdolloj funksioni të ketë ai. Atyre u intereson qëndrimi në lidhje me çështjet e caktuara”.

“Kosovën si shtet të dështuar, të kriminalizuar, që nuk ka shënuar asnjë lloj progresi dhe si shtet që s’duhet të ekzistojë, e projektojnë oponentët tanë çdo ditë. Ministrja e jashtme duhet ta ketë të qartë që detyra e saj primare është që ta promovoje Kosovën. Jo të gënjejë sepse në këtë kohë është e pamundur, por të gjejë ato pika të ndritshme të cilat megjithatë ekzistojnë, pra t’i vë në pah e dritë sukseset e Kosovës duke mos mashtruar. Detyra e një kryediplomateje është që ta promovoje Kosovën”, deklaroi ajo në emisionin Rubikon të Klan Kosovës.

Ndërkaq, në lidhje me atë se çfarë mendon Çitaku rreth kërkesës për dorëheqjen e Gërvallës, ajo tha se të gjithë gabojmë, por që do të ishte mirë që ajo të del dhe të thotë se ka gabuar.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker