Halimi për Kurtin në Paris: Së pari duhej të mbërrinte me kohë, pastaj ta lërë populizmin

Halimi në një bisedë për Periskopin ka thënë se Kurti fillimisht do të duhej të mbërrinte në kohë në takim dhe pastaj të dërgonte mesazhe të qarta për rrugën e Kosovës drejt integrimit Evropian sepse, sipas saj, Franca ka rol parësor për Kosovën.

“Franca duke qenë njëra prej vendeve udhëheqëse të Bashkimit Evropian, roli i saj është jashtëzakonisht i një rëndësie parësore për Kosovën, statusin e saj evropian e zhvillimin e Kosovës në përgjithësi. Prandaj, takimi në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Emmanuel Macron është i rëndësishëm për faktin se Franca gjithmonë ka treguar kujdesin dhe përkushtimin për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Ndonëse, në takime të nivelit të tillë, kryeministri Kurti do të duhej fillimisht të arrinte me kohë e pastaj të dërgonte mesazhe të qarta, vizion dhe përkushtim konkret për rrugën e integrimit evropian”

Më tej, Halimi ka theksuar se Kurti duhet ta lë anash retorikën populiste dhe të fokusohej në realizimin e projekteve të përbashkëta me Francën si dhe të ofronte angazhimin e Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Kryeministri Kurti do të duhej të linte anash retorikën populliste. Të fokusohej në çështje më me rëndësi për Kosovën duke ofruar të gjitha kapacitetet e Kosovës për realizimin e projekteve të përbashkëta me Francën. Të ofronte qartazi përkushtimin e Qeverisë se Republikës së Kosovës në angazhimin konkret që kërkohen nga vendet e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave e në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.”, ka thënë ajo për Periskopin.

Ndryshe, Kryeministri Kurti dje në Paris tha se nuk ia kishte arritur të merrte zotim nga Franca për liberalizim vizash por shtoi se “do të forconte shtëpinë tonë [Kosovën], ndërkohë Kurti  përmendi edhe dialogun dhe pozicionin e tij  karshi kësaj çështjeje.

Kurse presidenti francez, Macron kërkoi kompromis mes Kosovës dhe Serbisë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker