Hoxhaj: Zgjedhja e kryetarit të ri s’është përpjekje për të zëvendësuar kryetarin që kemi në Hagë

Hoxhaj po ashtu ka falënderuar të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e PDK-së për mbështetjen, duke shtuar se shteti jonë i pavarur, dhe roli thelbësor i PDK-së në shtetndërtim është vizioni tyre përbashkues.

Ky është statusi i tij i plotë:

Të nderuar anëtarë dhe struktura të Partisë Demokratike të Kosovës,

Vendimi i javës që shkoi për ta shpallur Konventën zgjedhore të partisë, është përcjellë sot me ofrimin e dorëheqjes time si Kryetar në detyrë dhe kryesisë aktuale të partisë. Kjo është një normë statutare dhe demokratike për t’i hapur rrugë organizimit të mirëfilltë të Konventës më 3 korrik.

Përgjatë tetë muajve të ushtrimit të kësaj detyre, një përgjegjësi që m’u besua pa dëshirën time dhe tonën, por si rezultat i arrestimit të udhëheqësve tanë, Kryetarit Veseli e Presidentit Thaçi, kam kaluar nëpërmjet përvoje të jashtëzakonshme politike e personale.

Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për t’i zëvendësuar liderët apo kryetarin që kemi në Hagë, por një mesazh se vetëm një PDK e fortë, e fuqishme politikisht dhe me mbështetje të madhe në Kosovë do të thotë edhe UÇK më e fortë, me udhëheqësit e saj më të fuqishëm dhe shtetin e Kosovës të përmbushur.

Faleminderit të gjithë anëtarëve për mbështetjen, bashkëpunëtorëve e lidershipit të partisë. Në angazhimin tim politik çdo herë kam qenë vetvetja dhe i kam shërbyer një kauze më të madhe që është Kosova dhe PDK, duke mos e parë asnjëherë statusin dhe pozitën si vizion por të kundërtën. Shteti jonë i pavarur, dhe roli thelbësor i PDK-së në shtetndërtim është vizioni jonë përbashkues.

Faleminderit dhe na priftë e mbara!. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!