Probleme me Listën Guxo? VV nuk i siguron votat e saja për t’i shkarkuar anëtarët e KPMSHC-së

Ende nuk është dihet nëse brenda Grupit Parlamentar të VV-së ka pakënaqësi për formën e spastrimit politik në institucjonet e pavarura apo ndonjë arsye tjetër që dëputetët e VV nuk erdhën gjithë në sallë për të votuar.

Burime brenda Kuvendit bëjnë të ditur se disa nga 6 deputetët e Grupit të presidentes Vjosa Osmani nuk janë në harmoni të plotë me VV dhe si pasojë nuk po i zbatojnë gjitha urdhrat e kryeministrit Albin Kurti.

Pas dështimit të arritjes së numrave të nevojshëm për shkarkimin e anëtarëve të KPMSHC kryeparlamentari Glauk Konjufca dha një pauzë një orëshe për ti mbledhur deputetët e VV por sërish pas pauzës deputetët e VV nuk ju përgjigjën thirrjes dhe ky proces të paktën sot ka dështuar.

Mbetet të shihet nëse VV do të arrij votat e nevojshme në seancat e radhës.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker