Ish-këshilltari i Ahtisaarit: Ideale marrëveshja me njohje mes Kosovës dhe Serbisë

Sauer ndan mendimin e njëjtë me atë të BE-së se Kosova me doemos duhet të kalojë në fazën e dialogut me Serbinë për t’u anëtarësuar në Union.

“Ne presim nga dialogu që të çojë drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është synimi i bisedimeve. Duam të shohim që Kosova të mund të ketë qasje në dialog. Mendojmë që dialogu është fazë e rëndësishme e anëtarësimit në BE. Njohja do të ishte ideale. Ne e kemi njohur Kosovën dhe disa shtete të tjera e kanë njohur, por nëse doni të keni marrëdhënie normale me fqinjët atëherë duhet njohje mes vete”.

Sauer në Klan Kosova ka thënë se ka pasë progres në procesin e deritanishëm të dialogut meqë janë arritur 15 marrëveshje, për të cilat mendon se kanë përmirësuar situatën e tensionuar pas luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

“Fatkeqësisht akoma mbetet punë për t’u bërë. Gjithmonë ka veprime prapa skenave dhe negociatat në tryezë janë rezultat i një procesi që është përgatitur me shumë kujdes. Përgatitjet marrin më shumë kohë dhe energji sesa vetë bisedimet në tryezë”.

Sauer foli edhe për përiudhën kur këshillonte Ahtisaarin dhe tregoi që këshillat me më shumë peshë për të ishin nga Albert Rouhan, për të cilin tha se ka pasë njohuri të gjera për rajonin dhe Kosovën.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!