Latifi kritikon PDK-në për Konventën: Gjithçka mund të jetë, vetëm proces demokratik jo

Latifi në një postim në Facebook, ka thënë se procesi në fjalë mund të jetë gjithçka tjetër, por jo proces demokratik, shkruan Rahoveci INFO.

“Procesi i tanishëm i zgjedhjes së kryetarit të ri të PDK-së mund të jetë gjithçka tjetër, veç jo proces demokratik, sepse proceset zgjedhore demokratike nuk bëhen kështu, duke u ngutuar, duke improvizuar një konventë zgjedhore sa për sy e faqe, duke vendosur sot për të zgjedhur nesër një kryetar të ri, mbi bazën e anëtarëve të një konvente të vjetër”, ka shkruar ai.

Tutje, sipas Latifit një parti që ka rënë përtokë mund të ringrihet vetëm me mbledhjen e energjive të reja, dhe sipas tij jo improvizimin e proceseve të rrejshme demokratike.

Postimi i plotë i Latifit:

Procesi i tanishëm i zgjedhjes së kryetarit të ri të PDK-së mund të jetë gjithçka tjetër, veç jo proces demokratik, sepse proceset zgjedhore demokratike nuk bëhen kështu, duke u ngutuar, duke improvizuar një konventë zgjedhore sa për sy e faqe, duke vendosur sot për të zgjedhur nesër një kryetar të ri, mbi bazën e anëtarëve të një konvente të vjetër. Në këtë kontekst është krejt e qartë pse Vlora Çitaku, e cila e njeh PDK-në më mirë se të gjithë ata që e drejtojnë sot atë, nuk ka pranuar të përzihet në këtë ujë të turbullt. Nëse njerëzit që mbajnë nën kontroll mekanizmat partiakë të PDK-së vërtet do të ishin të interesuar për fuqizimin real të saj, atëherë do të ndiqnin rrugën tjetër, atë të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat do të fillonin nga baza dhe do të përfundonin në një konventë të re, e cila pastaj do ta zgjidhte me garë demokratike kryetarin e ri. Një parti që ka rënë për tokë, mund të ringrihet duke mbledhur energji të re nga baza, e jo duke improvizuar procese të rrjeshme demokratike të kontrollit mbi atë që ka mbetur nga e kaluara e lavdishme. Dikur njerëzit bënin turr të hynin në PDK, sepse ajo kishte pushtet, ndërsa sot ajo mund të bëhet atraktive për njerëz që kanë vlera, vetëm nëse ajo i bindë ata se vërtet aty respektohen vlerat dhe proceset demokratike, e jo forca e klaneve dhe e kumandirëve. Mënyra se si është vendosur konventa e 3 korrikut, nuk lë shumë për të besuar se ky leksion është marrë parasysh. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker