Qeveria miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2021

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti i rishikuar do të jetë 2 miliardë e 516 milionë euro, shkruan Rahoveci INFO.

Sipas tij, këto rezultate ishin planifikuar më 2023, mirëpo që po arrihet qysh në këtë vit.

“Prioritet është imunizimi dhe adresimi i rimëkëmbjes ekonomike. Të gjithë treguesit tregojnë për një rikuperim të aktivitetit biznesor. Të hyrat buxhetore kanë treguar një përformancë të kënaqshme gjatë pesë muajve të parë”, tha Murati.

“Kjo shërben si indikacion se jemi në rrugë të mirë drejt rimëkëmbjes. Synohet rritje për 7.9 përqind. 2 miliardë e 516 milionë euro do të jetë buxheti i rishikuar. Me këtë rishikim të buxhetit, rezultatet e planifikuara për 2023 po i arrijmë tani. Kjo rritje përfshin edhe dividenten nga dy ndërmarrje publike”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kërkoi përkrahje për blerjen e katër dronëve nga SHBA-të.

Kostoja totale e tyre është diku rreth 12 milionë euro.

“Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë për blerjen e dronit. Kosto e ofertës për katër dronë, është në vlerë prej 4.6 milionë dollarë, apo 11.9 milionë euro”, tha ai.

Ndaj kësaj kërkese u përgjigj ministri Murati.

Nëse kabineti është i pajtimit, kjo mund të merret si vendim në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Pra, zotimin e qeverisë mund ta marrë që tani”, tha ai. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker