Çfarë deklaronte para dy javësh Clark për idenë e Kurtit që ta padisë Serbinë për gjenocid

Clark, në një intervistëtë realizuar me Zërin e Amerikës para dy javësh, i pyetur për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, deklaroi se “as proceset gjyqësore dhe grindjet nuk janë një mënyrë për ta bërë këtë”. Kryeministri Albin Kurti, si dhe presidentja Vjosa Osmani, kanë paralajmëruar për padinë e Serbisë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, shkruan Gazeta Express.

“Sigurisht që ka. Ai konsiston në atë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe Kosova të pranojë marrëdhëniet me Serbinë. Dhe kjo nuk duhet të bazohet në shkëmbime territoriale, si dhe dëmshpërblime dhe pagesa. As proceset gjyqësore dhe grindjet nuk janë një mënyrë për ta bërë këtë. Kjo duhet të bëhet në bazë të një shtrëngimi duarsh dhe vendosjes së një marrëdhënie midis dy fqinjëve të rinj”, deklaronte ndër të tjera ai.

“Nëse ata i qasen asaj në një mënyrë të tillë – progresi është sigurisht i mundur”, thoshte tutje Clark.

Clark, i pyetur specifikisht për padinë e njoftuar nga autoritetet kosovare ndaj Serbisë për gjenocid, është shprehur skeptik duke thënë se nuk e di se si do të zgjidhet si çështje.

“Mendoj se do të jetë e nevojshme të kalojmë në pyetje të hapura. Ky proces gjyqësor është një nga problemet që ruan zemërimin e disa njerëzve për shkak të konfliktit që ndodhi në Kosovë. Kështu që nuk jam i sigurt se si do të zgjidhet – nëse zgjidhet. Shpresoj se do të gjendet një zgjidhje diplomatike, e cila do të kontribuojë në përparimin e të dy palëve”, deklaronte tutje në intervistë ish-gjenerali amerikan.

Përgjatë së premtes, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se Clark ka shprehur gatishmërinë që të shërbejë si këshilltar në këtë dikaster.

“Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plotë për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimmarrjes botërore. Ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështesë me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, deklaroi ndër të tjera Mehaj.

Lexo edhe:

Clark mund të bëhet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Mehaj e konsideron nder të madh

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker