Miftaraj: Vullnetin që e kishte në opozitë, LVV nuk po e ka në pushtet

Miftaraj vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar nga koha sa ishte në opozitë e tani në pushtet.

“Si Institut i Kosovës për Drejtësi kemi thënë vazhdimisht një ndër ligjet më të mira që ka Kosova, është Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit – gjatë ushtrimit të funksionit publik për këtë ligj mund të themi lirisht IKD së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje kur kanë qenë opozitë kemi pasur kampanja të përbashkëta për ta parandaluar rastet, për të parandaluar praktikat kur zyrtarët e lartë publik në të njëjtën kohë ushtrojnë më shumë se dy, tri apo katër pozita por edhe në rastet kur zyrtarët publik dy e më shumë pozita drejtuese”, tha ai.

“Fatkeqësisht vullnetin që e ka pasur VV në opozitë nuk e ka gjatë kohës që është në pushtet për ta zbatuar këtë ligj, dhe mund të themi që në shumë raste ka rënë ndesh me këtë ligj ose e ka shkelur këtë ligj – rasti më konkret është padyshim propozimi dhe kalimi i kryetarit të Komisionit për Provim të Jurisprudencës zotëri Albert Zogaj”, u shpreh Miftaraj në RTV Dukagjini.

Gjatë kësaj interviste, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka folur edhe për çështjen e Vettingut, për Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, më konkretisht për emërimin e Albert Zogajt si kryetar në Komisionin për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker