Haskuka nuk jeton në Prizren, për katër vite e ka bërë vetëm një parking, thotë Totaj i PDK-së

E për këtë të vështirë e pati edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj. Ai në intervistë për Rahoveci INFO ka thënë se kryetari në ikje e ka bërë vetëm një të mirë në Prizren, një parking afër zyrës së tij.

“Koncepti i VV-së në Prizren nuk ka dhënë rezultat. Nuk ka resurse menaxheriale për të menaxhuar dhe qeverisur në komunën e Prizrenit. Haskuka nuk jeton në Prizren. Unë jetoj në Prizren dhe jam shumë më afër me të gjitha problemet e qytetarëve dhe kam zgjidhje me të mira”

“Katër vite kryetari Haskuka vetëm një parking e ka bë”, por për këtë ai thotë se nuk e akuzon vetëm kryetarin Haskuka por konceptin e VV-së.

“Nuk do të kishte qenë mirë e as korrekte nëse do të thoshim se nuk ka asgjë pozitive, por ato janë gjëra aq të vogla saqë vështirë mund të përmendim. Vetëm një gjë pozitive do të kisha përmend, ndërtimi i parkingut afër rezidencës së kryetarit Haskuka, pra afër zyrave të tij e ka bërë një parking publik. Mirëpo, edhe ai parking është keqpërdor sepse ka vetura që ka një muaj nuk lëvizin”, ka thënë ai.

Për më shumë ndiq intervistën:

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!