Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës

Lajmin e ka bërë të Hoti përmes një njoftimi në Facebook.
Me këtë rast, ai ka falënderuar Kryesinë e degës për besimin e dhënë.
Njoftimi i plotë:
Dega e LDK-së në Malishevë në mbledhjen e mbajtur sot më datë 28.06.2021 në rend dite kishte:
Kandidatin për kryetar Komune në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.
Kryesia e degës votoi unanimshit për mua që të jem kandidat për kryetar komune.
Falënderoj kryesinë e degës së LDK-së në Malishevë për besimin e dhënë që unë të jem kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës.
Besoj fuqishëm se bashkërisht me kryesinë e degës, kryetarët e nëndegëve, të dy forumet, anëtarësinë e LDK-së dhe të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës do të organizohemi sa më mirë që të garojmë seriozisht për zgjedhjet lokale.
Me respekt,
Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë
Bajrush Hoti.