LAJMI I FUNDIT: Aksident në Bërnjakë të Rahovecit, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të fshatit Fortesë, saktësisht në Bërnjakë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Rahoveci.info, në këtë aksident janë përfshirë një veturë e një kombi.

Raportohet edhe për të lënduar, ndërsa Ambulanca ka arritur menjëherë në vend të ngjarjes, teksa ka marrë rrugë për në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, për të transportuar ndonjë nga të lënduarit.

Ne do t’iu raportojmë për çdo informacion të ri lidhur me këtë aksident.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker