Memli Krasniqi ia sheh hajrin kriptovalutave, i grumbullohen 330 mijë euro

Vlera e këtyre kriptovalutave është llogaritur sipas datës 28 qershor 2021.

Përveç kësaj, Krasniqi ndër vite u ka kushtuar kujdes edhe biblotekës personale e cila kap shifrën 12 mijë e 500 euro, ndërsa piktura dhe vepra arti gjatë viteve në  vlerë 6 mijë euro.

Krasniqi ka deklaruar se ka mbi 7,500 euro kursime në bankë. 7,265 euro ka deklaruar se janë të ruajtura në një bankë në Prishtinë, ndërsa 378 euro në një bankë në Bullgari.

Nga të dhënat e publikuara në Agjencinë Kundër Korrupsion kuptojmë se 278 euro në bankë i ka edhe bashkëshortja e tij.

Krasniqi poashtu ka deklaruar se në vitin 2012 ka blerë apartament në vlerë  100 mijë euro nga shitja e apartamentit paraprak dhe kursimeve. Apartamenti i tij aktual ka 105 metra katrorë.

Gjashtë vite pasi deputeti ka blerë shtëpi me sipërfaqe 202 metra katrorë dhe sipas deklaruesit kjo shtëpi kap vlerën e 155 mijë eurove, e cila është deklaruar se është blerë me kredi, kursime dhe kontribut familjar.

Në deklarimin e pasurisë nga Agjencia Kundër Korrupsionit bëhet e ditur se pasuria e lujtshme e deputetit kap shifrën e 43 mijë e 500 euro.

Deputeti në vitin 2018 ka blerë përmes kredisë një veturë “VW Tiguan” në vlerë 25 mijë euro.

Nga paga e rregullt si deputet i Kuvendit, Krasniqi brenda një viti paguhet 30,429 euro.

Krasniqi po ashtu është aksionar 35% në “Hit Crossifit LLC” me kapital prej 5 mijë eurove.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker