Tri shtëpi, tri Audia, dy banesa, një arë, 155 mijë euro letra me vlerë, krejt këto të Haki Abazit

Z. Abazi ka deklaruar tri shtëpi, dy banesa dhe një arë në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme. Dy nga këto shtëpi e kanë prejardhjen nga prindi ndërsa tjetra e ka prejardhjen nga “paga, kursime dhe kredi”.

Abazi ka edhe dy banesa. Njëra që është 45 metra katrorë dhe e blerë me pagën e tij ndërsa tjetra që është e blerë po ashtu nga paga dhe që i ka 90 metra katrorë.

Sidoqoftë, Abazi është pronar edhe i një are që vlen 75 mijë euro, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, Abazi ka edhe pasuri të madhe të luajtshme.

Ai ka deklaruar tri vetura Audi. Njëra është Audi A8 dhe i takon vetë atij me vlerë 20 mijë euro e blerë nga paga dhe kursime. Tjetra e prindit Audi A3 e blerë nga paga dhe kursime. Dhe e fundit një Audi A4 e blerë nga paga dhe kursime e që kushton 3500 euro.

Por, s’përfundon këtu pasuria.

Abazi ka edhe letra me vlerë prej 155 mijë eurove në New York.

Ai po ashtu ka para të gatshme mijëra euro.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker