Bekë Berisha përplaset me Sali Zybën në Komisionin për Siguri: Ti fole ma shumë se na

Zyba insistonte që të bënte pyetje shtesë për drejtorin e AME-së, Fadil Kodra, teksa Berisha i tha që temat për të cilat po pyeste ai janë të konsumuara.

“Të konsumuara janë këto tema”, tha Berisha.

“Edhe nëse janë të konsumuara 1 mijë herë, të lutna personalisht për anëtarët në të kaluarën është tjetër sen. Kur shtrohet pyetja qoftë edhe personale..”, tha Zyba.

“Po, tu përgjigj”, i tha Berisha.

“Jo nuk mu përgjigj. Ai nuk u përgjigj, sepse më tregoi se Prishtina e thirr Besianën”, iu kundërpërgjigj Zyba.

Këtu Berisha që është edhe kryetar i Komisionit, tha se Zyba nuk është as anëtar i rregullt i këtij Komisioni dhe se ai ka marrë hapësirë më të madhe se anëtarët për të bërë pyetje.

“E di që është e rëndësishme por ti nuk je anëtar i rregullt këtu. Ne i kemi bërë tërë pyetjet, i kemi konsultu dhe i kemi konsumuar goxha mirë dhe ti fole më shumë se ne dhe ne patëm mirëkuptim. Përgjigju në këtë pyetje sa më shkurt që është e mundshme se duhet me lëviz”, tha kryetari i Komisionit, Berisha.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!