“Përveç Krasniqit e Hoxhajt, do ketë edhe kandidatë tjerë për kryetar të PDK-së”

Gjoshi tha se nuk janë vetëm këta dy emra, pasi PDK’ja ka disa figura meritore për këtë post.

“Enver Hoxhaj pritet të zyrtarizojë në ditët në vazhdim kandidaturën e tij, mirëpo do të jenë edhe disa kandidatë tjerë, duke qenë se në PDK ka disa figura tjera të ngritura”, tha Gjoshi për Kanal 10.

Gjoshi tutje shtoi se Konventa e 10-të e PDK-së do të fillojë të shtunën me 3 korrik në ora 9:30.

Kujtojmë, Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë prej fillimit të nëntorit të vitit të kaluar me ushtrues detyre të kryetarit, Enver Hoxhajn, pas dhënies së dorëheqjes të ish-kryetarit Kadri Veseli, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj këtij të fundit nga Gjykata Speciale.

Enver Hoxhaj ishte edhe kandidat për kryeministër nga PDK’ja në zgjedhjet e 14 shkurtit.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker