AirCar vetura e parë fluturuese, lëviz me 190 kilometra në orë dhe mund të ngritet deri në dymijë metra

Prototipi i veturës fluturuese AirCar, i pajisur me motor të BMW-së me benzinë, ka kryer fluturimin e parë 35-minutësh në dy aeroportet sllovake – ai në Nitra dhe Bratisllavë.

Për dallim nga eVTOL (aeroplani vertikal elektrik), që janë të ngjashëm me dronët, AirCar është vetura e parë – fluturuese.

Kjo do të thotë se mund të përdoret për dy lloje të transportit – në rrugë si veturë dhe si aeroplan.

Ky mjet transportues është zhvilluar nga kompaninë Kleine Vision dhe për herë të parë ishte prezantuar në vitin 2019.

Prototipi 1 i AirCar ka kryer fluturimin e parë në fund të vitit të kaluar, dhe asokohe ka pasur 142 aterime të suksesshme dhe 40 orë fluturim.

E fluturimi i fundit është kryer më 28 qershor duke udhëtuar për 35 minuta nga Nitra në Bratislavë.

The post AirCar vetura e parë fluturuese, lëviz me 190 kilometra në orë dhe mund të ngritet deri në dymijë metra appeared first on Njeshi.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker