Çka po kërkon ministri Liburn Aliu në Panama?

Madje, Aliu ka bërë kilometra të tëra për të shkuar në Panamanë e largët, bashkë me deputetin e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, shkruan Rahoveci INFO.

Se Aliu është i pranishëm në këtë Forum,  e ka bërë të ditur vet Bajqinovci me anë të një postimi në Facebook, i cili edhe ka postuar një fotografi.

“Forumi Parlamentar i Inteligjencës dhe Sigurisë është forumi kryesor ndërkombëtar i sigurisë në botë, që ofron ekspertizë dhe bashkëpunim midis Parlamentarëve dhe zyrtarëve qeveritarë për të rritur kuptimin e aleatëve të Shteteve të Bashkuara për kërcënimet e ndryshme globale si krimi i organizuar, korrupsioni, terrorizmi, siguria kibernetike, investimet e huaja grabitqare, shpërlarjen e parasë, ndarjen e inteligjencës, 5G dhe tema të tjera të rëndësishme për siguri, mbrojtje dhe inteligjence”, ka shkruar Bajqinovci.

Madje Aliut siç duket s’i ka bërë fort përshtypje që sot qeveria Kurti e ka mbledhjen e qeverisë për 100-ditëshin e saj, ku ministrat po shpalosin të arriturat kryesore të dikasterëve të tyre. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker