Haxhiu flet pas arrestimeve për subvencione, tenton t’ia lë meritat qeverisë Kurti

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ata që u pasuruan në kurriz të të tjerëve, do të japin përgjegjësi, duke anashkaluar kështu parimin e prezumimit të fajësisë të të arrestuarve shkruan Rahoveci INFO.

“Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka tentuar që meritat për këtë aksion t’ia lë qeverisë Kurti, operacioni kishte nisur në kohën e qeverisë Hoti, dhe ndonëse operacione të tilla dhe puna e drejtësisë është krejtësisht e pavarur nga politika.

Postimi i plotë:

Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi.

Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë!

Shteti i së drejtës nuk ka alternativë!. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker