Sami Kurteshi: Hajnat po ia vjedhin biznesin gruas time

Kurteshi theksoi se se këta hajna nuk zbulohen kurrë nga policia dhe prokuroria, duke i akuzuar se bashkëpunojnë dhe i zhvatin inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës.

Këto akuza anëtari i Vetëvendosjes në KQZ i drejtoi në kuadër të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

“Sa i përket NT Luxury ne pronësi të bashkëshortes, ajo edhe ashtu vepron me humbje edhe në ato vlera, ajo qe vidhet nga hajnat te cilět policia dhe prokuroria e Kosovês nuk i zbulon kurré, sepse me gjasë bashkēpunon dhe zhvatin inspektorët e ATK, me veprimet e tyre korruptive, të cilat nuk i kontrollon askush”.


Sami Kurteshi, ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë rreth 1 milion e 500 mijë euro.

Tek këto pasuri ka deklaruar një shtëpi dhe tri toka, por që ka thënë se janë në pronësi të përbashkët.

Te pasuritë e luajtshme ka deklaruar një veturë në vlerë 7 mijë euro, një bibliotekë në vlerë 70 mijë euro dhe veturën e bashkëshortes që thotë se kushton 3 mijë euro.

Si para të gatshme, Kurteshi ka deklaruar rreth 20 mijë euro në emër të tij, 10 mijë në emër të bashkëshortes dhe 1 mijë në emër të fëmijëve.
Ndër të tjera ai ka edhe borxhe.

Shuma e parave që ai ka borxh sillet rreth 400 mijë euro, derisa të hyrat vjetore të tij sillen rreth 16 mijë euro.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker