Berisha: Zyrtarët e Qeverisë janë të pasur, e militantëve varfanjakë të VV-së baba ua jep nga 1 euro për kafe

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar pasi Agjencia Kundër Korrupsionit  publikoi regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë politik, shkruan Rahoveci INFO.

Ajo kritikoi zyrtarët qeveritarë që vijnë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se po deklarohet milioner majtisti që është kundër kapitalizmit.

“Kapitalistët e Vetëvendosjes kundër kapitalizmit!  Kjo është një kontradiktë e thellë!  Deklarohet milioner majtisti që është kundër kapitalizmit.  Me fjalë janë kundër kapitalizmit, ama me pasuri janë kapitalistë,  janë shumë të pasur që bëjnë jetë luksoze, nëpër lagje luksoze, larg nga populli, larg nga Ju”, ka shkruar ajo.

Sipas Berishës, idenë e VV-së për barazi e realizon populli, pasi ata janë të pasur e populli i varfër.

“Idenë e tyre për barazi e realizoni Ju.  Ata, për vete, janë të pasur.  E Ju mbeteni të varfër, sepse po keni qejf.  Ata, gjërat luksoze i konsiderojnë të domosdoshme, e ju militantët varfanjakë të Vetëvendosjes (që baba ua jep nga 1 euro për kafe), Ju gjërat e domosdoshme i konsideroni luksoze. Por kjo nuk duhet t’ju dekurajojë nga shamjet e nga kërcënimet, ju duhet të vashdoni t’i mbroni siç dini veç ju, me afsh, milionerët tuaj të Lëvizjes, sepse këtë punë e kanë varfanjakët”, shtoi Berisha.

Opinionistja thotë se deklarimi i pasurisë e zbuloi doktrinën e VV-së, me të cilën do ta kishte kompleksuar edhe Marksin.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I BERISHËS, PA NDËRHYRJE:

“Kapitalistët e Vetëvendosjes kundër kapitalizmit!
Kjo është një kontradiktë e thellë!
Deklarohet milioner majtisti që është kundër kapitalizmit.
Me fjalë janë kundër kapitalizmit, ama me pasuri janë kapitalistë,
janë shumë të pasur që bëjnë jetë luksoze, nëpër lagje luksoze, larg nga populli, larg nga Ju.
Idenë e tyre për barazi e realizoni Ju.
Ata, për vete, janë të pasur.
E Ju mbeteni të varfër, sepse po keni qejf.
Ata, gjërat luksoze i konsiderojnë të domosdoshme, e ju militantët varfanjakë të Vetëvendosjes (që baba ua jep nga 1 euro për kafe), Ju
gjërat e domosdoshme i konsideroni luksoze.
Por kjo nuk duhet t’ju dekurajojë nga shamjet e nga kërcënimet, ju duhet të vashdoni t’i mbroni siç dini veç ju, me afsh, milionerët tuaj të Lëvizjes, sepse këtë punë e kanë varfanjakët.
Deklarimi i pasurisë e zbuloi doktrinën e Vetëvendosjes, me të cilën do ta kishin kompleksuar edhe Marksin.
Besojnë në barazi mes jush, ama Ata i dallon nga populli pasuria.
Juve duan t’ju shohin duke e ndarë varfërinë tuaj në mënyrë të barabartë, ama për vete i ndajnë milionat.
Janë kundër luksit, ama jetojnë jetë luksoze.
Janë edhe majtistë, edhe milionerë.
Edhe socialistë, edhe kapitalistë.
Janë gjithçka sepse janë asgjë.
Janë thjesht mashtrues!
P.S. Në kohën kur të gjithë mashtrojnë – ta thuash të vërtetën është akt revolucionar (Unknown)”. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker