Eliza Hoxha: Qeveria Kurti s’ka asnjë ide se si të ecet përpara

“Dita e sotme ka qenë e rëndësishme për strukturën e brendshme të PDK-së për 100 ditëshin kemi folur dhe do të flasim edhe ditëve në vijim por mund të them se nuk kanë pas asnjë ide se di duhet të ecet përpara”, u shpreh Hoxha.

Deputetja në Klan Kosova deklaroi se është befasuese për të se si nuk ka asnjë dallim mes qeverisë Kurti I dhe Kurti II.

“Befasuese vazhdon të jetë për mua fakti se si shume nga premtimet dhe pikat e programit të qeverisë Kurti I nuk janë në Qeverinë Kurti II dhe s’ka ndryshuar asgjë në program në pikat që e prekin direkt qytetarin e Kosovës”, tha ajo.

Tutje Hoxha tha se Kurti shkoi në tavolinë me Vuçiqin pa i kërkuar falje që me ngulëm e kërkonte gjatë fushatës zgjedhore.

“Nuk pamë as kërkim falje as përpjekje për këtë krejt çka pamë është ulje në tavolinë e pastaj shkoi në Bruksel pa treguar në Kuvend se çfarë do të bëjë dhe si do të veprojë atje. Në kuvend ka bërë vetëm përmbledhje të dialogut Kosovë-Serbi”, tha Hoxha.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker