Ish-ministri Selimi lëvdon ministrin e Kurtit dhe shefin e AKI-së, i reagon Vlora Çitaku

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Qeverinë Hoti, Selim Selimi, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka lavdëruar ministrin e Mbrojtjes në Qeverinë Kurti, Armend Mehaj dhe shefin e Agjencisë së Kosovarë për Inteligjencë, Petrit Ajetin.

Selimi thotë se këto dy emërime po i japin shpresë se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdon.

Sipas tij, Mehaj dhe Ajeti po bëjnë punë të mirë andaj e meritojnë përkrahjen. Por, atij i reagoi ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Çitaku u shpreh se nuk e di çfarë ka bërë ministri Mehaj përveç lajmit për ndalesa të automjeteve, ndërsa në AKI thotë se është shkarkuar një profesioniste.

Ish-ambasadores i replikoi Selimi, duke thënë se pajtohet që shkarimi i Vlorës është turp, por mendon se Ajeti nuk kishte fuqi kushtetuese për atë veprim dhe shton se Mehaj po bën punë të mirë. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker