Qemajl Mustafa jep dorëheqje nga PDK dy ditë para Konventës së partisë

Bëhet fjalë për Qemajl Mustafën, ish-kryetarin e Gjilanit nga radhët e PDK-së dhe kryetarin e degës së kësaj partie në Gjilan.

Siç mëson Rahoveci INFO, Mustafa ka dhënë dorëheqje sot nga partia.

Rahoveci INFO ka tentuar të marrë një përgjigje nga vet Mustafa, mirëpo që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm përmes telefonit.

Ndërkaq, zyrtarë nga dega e PDK-së në Gjilan i kanë thënë Rahoveci INFO se kanë dëgjuar se Mustafa ka dhënë dorëheqje, mirëpo që nuk kanë ndonjë informacion zyrtar apo të konfirmuar.

Ndryshe, PDK të shtunën mbanë Konventën e saj ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri.

I vetëm në këtë garë është Memli Krasniqi, pasi që Enver Hoxhaj konfirmoi më herët gjatë ditës se nuk do të kandidojë. /Rahoveci INFO/

Hoxhaj konfirmon se nuk do kandidojë për kryetar të PDK-së

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker