Stoltenberg në Kosovë, pasdite takohet me Kurtin

Nga zyra e kryeministrit njoftojnë se takimi mes kreut të Qeverisë së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s do të bëhet në ndërtesën e qeverisë.

Takimi mbahet në orën 15 e 10 minuta.

“Kryeministri Albin Kurti pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”, thuhet në njoftim.

Përveç Kurtit, Stoltenberg sot takon edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker