Ahmeti: Emri i ri për ambasador ka qenë pjesë e ekipit të Ahtisarit, në vijim fokusi i SHBA-së do të jetë dialogu

Ahmeti kujton se Hovenier ka qenë pjesë e ekipit të Ahtisarit gjatë negociatave, sipas tij, fokusi i SHBA-së do të jetë çështja e dialogut.

“Sot Biden ka propozuar Jeff Hovenier për Ambasador të ShBA në Kosovë. Hovenier përveç që njeh mirë Ballkanin e Kosovën ka qenë edhe pjesë e ekipit të Ahtisaarit gjatë negociatave. Do të thotë që fokusi i ShBAve në vijim do të jetë dialogu!”, shkroi Ahmeti në Twitter.

Ambasadori i ri, Hovenier, aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës së SHBA-së në Turqi. Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlin të Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Nga Uashingtoni kishte shërbyer si drejtor për Evropën Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, poashtu edhe në Byronë e Departamentit të Shtetit, për punët (çështjet) e Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO’n dhe Evropës Qendrore.

Hovenier e njeh mirë Kosovën sepse gjatë karrierës së tij diplomatike ishte pjesë e stafit të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara për Statutin e Kosovës.

Lidhur me këtë shkroi në Twitter edhe ambasadori aktual i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili uroi Hovenierin për nominimin.

““Urime kolegut dhe mikut tim Jeff Hovenier për nominim e tij si Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë”, ka shkruar Kosnett.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, kishte dekoruar Hovenierin me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10-vjetorit të Pavarësisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker