Engel vlerëson hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, kritikon Vuçiqin për hezitimin

Engel u shpreh kritik ndaj hezitimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për të njëjtën çështje.

“Izraeli kishte të drejtë që njohu Kosovën dhe jam i lumtur që Prishtina vendosi ambasadën e saj në Jeruzalem. Sidoqoftë, jam thellësisht i zhgënjyer që Presidenti Vuçiç është i gatshëm të minojë marrëdhëniet me Izraelin vetëm për ta që të stagnojë përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën”, shkruan ish-kongresisti amerikan në Twitter.

Reagimi i Engel vjen pas raportimeve se Vuçiq po shfaq hezitime për vendosjen e shtëpisë diplomatike në Jerusalem të Izraelit.

“Izraeli, ndërkohë, e ka njohur Kosovën, ne po konsultohemi me amerikanët dhe BE-në, dhe ne do të veprojmë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, por edhe në përputhje me interesat e Serbisë, dhe këto interesa kanë ndryshuar që kur Izraeli njohu Kosovën”, ishte deklaruar Vuçiç për medie.

Kujtojmë se Kosova hapi zyrtarisht ambasadën në Jerusalem në mars të këtij viti. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker