Hidhet shorti për kontrollin e pasurisë, i bie edhe Albin Kurtit

954 zyrtarë janë përzgjedhur për t’iu nënshtruar procesit të verifikimit të pasurisë për vitin 2021, nga 4 mijë e 796 zyrtarë të cilët kanë pasë obligim që ta deklarojnë pasurinë e tyre.

Pasuria do t’i kontrollohet edhe kryeministrit Albin Kurti, shkruan Klankosova.tv.

Pjesë e listës se dalë nga shorti janë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetet Mimoza Kusari-Lila, Blerta Deliu- Kodra, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, Lumnije Thaçi, gruaja e ish presidentit Hashim Thaçi e të tjerë.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka thënë se nga dita e hënë do të nisë kontrolli i pasurisë, derisa pritet të përfundojë në dhjetor të këtij viti.

LEXO EDHE:

2700 euro rrogë, 250 euro qeraja e 450 euro shpenzime – Analisti pyet Kurtin: Ku po i çon 2 mijë eurot tjera

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker