Historianët e Deçanit i reagojnë këshilltarit të presidentes: Lehtë të kritikohet Kushtetuesja për interesa politike

Në një komunikatë për medie, historianët e Deçanit kanë kërkuar nga presidentja Osmani dhe kabienti i saj që të reagojnë për aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për çështjen pronësore të Manastirit të Deçanit, shkruan Rahoveci INFO.

“Pse Presidentja e Kosovës dhe Kabineti i saj, nuk dalin me qëndrime rreth zbatimit të vendimeve të Millosheviqit në Kosovën e pas luftës dhe pas pavarësisë? Pse Presidentja e Kosovës dhe Kabineti i saj, nuk dalin me qëndrim rreth aktgjykimit anti kushtetuese dhe anti ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të datës 20 maj 2016 për kontestin pronësor në Deçan?”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Sipas tyre, Kushtetuesja është dashur të kritikohet për legalizimin e ligjeve e vendimeve të Millosheviqit për Kosovën e jo për interesa të ngushta politike.

“Lehtë është të kritikohet kushtetuesja për interesa të ngushta politike. Kushtetuesja është dashur të kritikohet për legalizimin e ligjeve, vendimeve dhe akteve nënligjore të Millosheviqit për Kosovën”, thuhet tutje në komunikatë.

Ky reagim vjen pasi këshilltari politik i presidentes Vjosa Osmani, Artan Murati kritikoi  aktvendimin e Kushtetueses që hodhi poshtë kërkesën e të parës së vendit që vendet në KQZ të sigurohen sipas madhësive të grupeve parlamentare në Kuvend. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker