Këshilltari i Presidentes i reagon Kushtetueses pas refuzimit të kërkesës së Vjosa Osmanit

Sipas Muratit, “praktika e Gjykatës Kushtetuese për mos-trajtim të çështjeve Kushtetuese të ngritura nga ana e kreut të shtetit, të përcaktuar sipas nenit 84(9) të Kushtetutës, nuk po e merr parasysh interesin publik për çështjet të cilat ngritën për interpretim para Gjykatës”.

Kështilltari i presidentes thotë se përmes kësaj dispozite, ish-presidentja Jahjaga e kishte dërguar në Kushtetuese çështjen e Asociacionit të Kumunave Serbe.

“Përmes kësaj dispozite, ish-Presidentja Jahjaga kishte dërguar në Kushtetuese çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe. E dini të gjithë vlerën publike të interpretimit të Gjykatës për atë rast. Imagjinoni si do të mund të rrjedhnin gjërat sikur gjykata të refuzonte të jepte interpretimin për Asociacionin, pra sikur ta përdorte praktikën që po përdoret së fundmi ku refuzohen të gjitha çështjet e ngritura nga kreu i shtetit bazuar në dispozitën e lartcekur”, shkruan Murati në Facebook.

Ndër të tjera, ai theksoi se është e domosdoshme që për aq sa është e mundur, të parandalohen paqartësitë kushtetuese, duke ofruar zgjidhje për problemet e shfaqura.

“Në këtë mënyrë do të garantohej parimi i sigurisë juridike, dhe mundësitë për shkelje të autorizimeve kushtetuese (për shkak të interpretimeve të ndryshme) nga ana e institucioneve do të ishin shumë më të vogla. Ajo çfarë të paktën sqarohet nga ky Aktvendim, është se Gjykata trajton vetëm kërkesat për kompetenca të cilat burojnë nga Kushtetuta e jo edhe ato të bazuara në ligj. Pra që emërimet e shkarkimet e parapara vetëm në ligj, e jo në kushtetutë, nuk janë çështje që trajtohen nga gjykata.Në pritje të publikimit të Aktvendimit të plotë, për ta analizuar në tërësi”, thotë ai.

Murati i quan absurditete të pabazuara deklaratat se kinse kërkesa e presidentes drejtuar gjykatës për interpretim të kompetencave është shërbim ndaj partive të caktuara.

Postimi i plotë i Muratit në Facebook:

“Praktika e Gjykatës Kushtetuese për mos-trajtim të çështjeve Kushtetuese të ngritura nga ana e kreut të shtetit, të përcaktuar sipas nenit 84(9) të Kushtetutës, nuk po e merr parasysh interesin publik për çështjet të cilat ngriten për interpretim para Gjykatës. Përmes kësaj dispozite, ish-Presidentja Jahjaga kishte dërguar në Kushtetuese çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe. E dini të gjithë vlerën publike të interpretimit të Gjykatës për atë rast. Imagjinoni si do të mund të rrjedhnin gjërat sikur gjykata të refuzonte të jepte interpretimin për Asociacionin, pra sikur ta përdorte praktikën që po përdoret së fundmi ku refuzohen të gjitha çështjet e ngritura nga kreu i shtetit bazuar në dispozitën e lartcekur.
Është e domosdoshme që për aq sa është e mundur, të parandalohen paqartësitë kushtetuese, duke ofruar zgjidhje për problemet e shfaqura. Në këtë mënyrë do të garantohej parimi i sigurisë juridike, dhe mundësitë për shkelje të autorizimeve kushtetuese (për shkak të interpretimeve të ndryshme) nga ana e institucioneve do të ishin shumë më të vogla.
Ajo çfarë të paktën sqarohet nga ky Aktvendim, është se Gjykata trajton vetëm kërkesat për kompetenca të cilat burojnë nga Kushtetuta e jo edhe ato të bazuara në ligj. Pra që emërimet e shkarkimet e parapara vetëm në ligj, e jo në kushtetutë, nuk janë çështje që trajtohen nga gjykata. Në pritje të publikimit të Aktvendimit të plotë, për ta analizuar në tërësi.
Ndërkaq, deklaratat se kinse kjo kërkesë e Presidentes drejtuar gjykatës për interpretim të kompetencave qenka shërbim ndaj partive të caktuara, janë absurditete të pabazuara të cilave nuk ka njeri racional në Kosovë që ju beson. Për më tepër, kjo po tregon degradimin e skajshëm të gjuhës krejt pa argument, edhe pse Presidentja ka vepruar me ndërgjegje të lartë institucionale kur i është adresuar Gjykatës para se të ndërmarrë veprime”. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker